BE refuzon të komentojë audio-incizimet e Popoviqit që përgjonte takimet në Bruksel

Bashkimi Evropian ka refuzuar të komentojë audio-incizimet e publikuara nga televizioni Dukagjini, ku Igor Popoviq ka përgjuar fshehurazi takimet në Bruksel.

Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, në një konferencë për media, ka theksuar se nuk kanë asgjë për të shtuar rreth kësaj çështjeje, duke e cilësuar si një “rrjedhje informacioni” që bie në kundërshtim me parimet e konfidencialitetit.

“Mendoj se po i referoheni një rrjedhjeje informacioni dhe një parimi konfidencial që duhet të respektohet, kështu që nuk kemi asgjë më shumë për të shtuar,” u përgjigj Hipper për gazetarin Fatlum Jashari të TV Dukagjinit.

Sipas audio-incizimeve, Igor Popoviq – ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë – dyshohet se ka përgjuar fshehurazi një takim zyrtar të mbajtur më 17 shtator 2020, mes përfaqësuesve serbë dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Në incizim dëgjohet një komunikim në gjuhën serbe me frazën: “A je gati? Po… incizo”, që aludon qartë për një incizim të nisur fshehurazi.

Takimi në fjalë është fokusuar në çështjen e pronave që Serbia i konsideron si “pronë të Republikës së Serbisë” në territorin e Kosovës, përfshirë pronat e Kishës Ortodokse Serbe dhe të komuniteteve joshqiptare.

Në audio dëgjohet edhe zyrtarja serbe Nevena, e cila thekson se kjo çështje duhet të zgjidhet përmes “dialogut politik në nivel të lartë dhe me një marrëveshje përfundimtare e ligjërisht të obligueshme”.

Në një pjesë tjetër të audio-incizimit, dëgjohet vetë Igor Popoviq duke komentuar: “Mendoj se deshën të eksplodojnë kur e dëgjuan atë (prezantimin)”. Ndërsa njëra nga bashkëbisedueset e pyet: “A ia dolët krejt ta merrni?”, me tjetrën që shton “e aktivizuam”.

Sipas Popoviqit, rreth “dhjetë minuta” sa ka zgjatur takimi, e kanë incizuar të tërin.

Deklarata e BE-së vjen në kohën kur Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Popoviqit për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika