Bebe Rexha në mbështetje të Dua Lipës: Jemi të dyja shqiptare, kështu që unë duhet ta mbështes atë

Më katër shkurt është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy” në Los Angeles.

Ceremonia e çmimeve u hap nga Dua Lipa, e cila me një performancë fantastike këndoi dy këngët e saj, “Training Season”, e cila publikohet zyrtarisht më 11 shkurt, dhe “Houdini” tashmë një hit.

Dua ishte e nominuar për dy çmime, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë e kompozuar për mediat vizuele”, të dyjat për këngën e saj “Dance The Night” nga filmi “Barbie”.

Ndërsa Bebe Rexha ishte e nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike e zhanrit elektronik” për hitin e saj “One in a Million” në bashkëpunim me David Guetta.

Në një intervistë që Bebe dha gjatë ceremonisë, pyetet për performancat që do të shfaqen atë natë, dhe Bebe pa dyshim tregoi një përkrahje të madhe për Dua Lipën.

“Më duhet të bëj një thirrje për shoqen time Dua Lipa, sepse ju e dini që ne të dyja jemi shqiptare, kështu që unë duhet ta mbështes atë. Jam shumë e emocionuar për performancën e saj dhe e di që ajo do të shkëlqejë.” – tha Bebe gjatë intervistës.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika