Begaj për aksidentin tragjik: Shqipëria dhe unë qëndrojmë përkrah Greqisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave që humbën jetën si pasojë e një përplasjeje midis dy trenave në Greqi

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se është i tronditur me aksidentin në shtetin fqinj.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Begaj ka thënë se Shqipëria dhe vetë presidenti u qëndrojnë përkrah Greqisë, pas aksidentin tragjik në mbrëmjen e së martës.

“Të tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje. Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve u uroj shërim të shpejtë. Shqipëria dhe unë qëndrojmë përkrah Greqisë”, shkroi ai.

Numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në Greqi, ka shkuar në 36.

Siç raporton mediumi grek “Kathimerini”, nga ky aksident tragjik mbetën të lënduar 85 persona.

Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet më tepër, pasi ka ende persona të ngujuar në vagonat e parë të trenit të pasagjerëve, ku edhe po zhvillohen operacionet e kërkim-shpërthimit.

Të mbijetuarit kanë thënë se shumë pasagjerë kanë dalë nga dritaret për shkak të presionit të lartë.

“Ka pasur shumë pjesë të mëdha të çelikut”, ka thënë Vassilis Polyzos, banor lokal që ka shkuar menjëherë në skenën e aksidentit.

“Trenat janë shkatërruar plotësisht”.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjithë natën për të gjetur të mbijetuarit.

“Kemi dëgjuar një shpërthim të madh”, ka thënë pasagjeri 28-vjeçar, Stergios Minenis, i cili ka dalë nga treni.

Disa pjesë të trenit kanë dalë nga binarët dhe kanë marrë flakë.

Ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet në zonën e aksidentit.

Të mbijetuarit kanë thënë se shumë pasagjerë kanë dalë nga dritaret për shkak të presionit të lartë.

Zyrtarët e spitalit në qytetin e afërt Larisa, kanë thënë se të paktën 25 persona kanë lëndime serioze.

Rama: Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika