Begaj: UÇK-ja, faqe e ndritur e historisë sonë të përbashkët, që bën krenar çdo shqiptar

Begaj për UÇK-në thotë se është faqe e ndritur e historisë sonë të përbashkët, që bën krenar çdo shqiptar. Ndërsa, ish-presidentin Ibrahim Rugova e quan “udhëheqës vizionar e qëndrestar dhe themelues i pavarësisë së Kosovës"

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar kompleksin e familjes Jashari në Prekaz dhe ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ai ka thënë se përulet përpara veprës se familjes Jashari dhe UÇK-së.

UÇK-ja, faqe e ndritur të historisë sonë të përbashkët, që bën krenar çdo shqiptar”, ka shkruar në Facebook, Begaj.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj duke bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Prishtinë

Tutje, ai ka theksuar se ish-presidenti Ibrahim Rugova kishte qenë “udhëheqës  vizionar e qëndrestar dhe themelues i pavarësisë së Kosovës”.

Ai ka përfunduar duke thënë se “asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun dhe vetëflijimin e shqiptarëve në mbrojtje të lirisë, flamurit dhe identitetit kombëtar nuk do të arrijë kurrë të zbehë këtë trashëgimi të lavdishme”.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në vizitën e tij të parë në Kosovë si president i Shqipërisë, ka folur për kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke thënë se “përbën një faqe të ndritur të historisë së përbashkët, që bën krenar çdo shqiptar”.

Duke aluduar në raportin e Dick Marty-t, i cili i kishte akuzuar disa nga krerët UÇK-së për trafikime me organe njerëzore, Begaj tha se raporte të tilla janë të trilluara dhe se ato tentojnë që ta njollosin gjakun dhe vetëflijimin e shqiptarëve për liri, por që sipas tij, një gjë të tillë nuk do ta arrijnë asnjëherë.

Begaj: UÇK-ja përbën një faqe të ndritur të historisë sonë

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika