Berisha që ra viktimë e fajdeve: Nga 10 mijë shkuan në 50 mijë euro, jetë katastrofale

Në emisionin "FIVE", Muhamet Berisha - që ra viktimë e fajdeve, ka rrëfyer se e gjitha filloi me shokun e tij që e kishte njohur më herët, i cili fillimisht i ofroi një shumë parash e pastaj një veturë duke mos e ditur se do të ketë edhe kamatë

Muhamet Berisha ka rrëfyer ekskluzivisht se si prej disa borxheve që pati në kohë të pandemisë përfundoi si viktimë e fajdeve.

Në emisionin “FIVE”, Berisha ka thënë se e gjitha filloi me shokun e tij që e kishte njohur më herët, i cili fillimisht i ofroi një shumë parash e pastaj një veturë duke mos e ditur se do të ketë edhe kamatë.

“Ishte pandemi në atë kohë, pata disa borxhe, fillova të marr fajde. E kam njoftë më herët, më ofroi disa para, pastaj ma ofroi një kerr, shkoi tu i rrit kamatat çdo muaj. Ishin 10 mijë, e pastaj e tejkaloi shumën prej 50 mijë euro”, ka deklaruar Berisha.

Ai e ka quajtur këtë jetë katastrofale, pasi, siç thotë, ai që jep fajde asnjëherë nuk e lë fajtor veten pasi thotë se paratë nuk janë të tij por të dikujt tjetër, dhe nëse nuk kthehen në kohë, rritet kamata.

“E kam pasë me kthy me datën 15, nëse jam vanuar, kamata është rritë, për 500, 1000, ka ndodhë edhe 2000. Unë e fillova me shokun tim, Dritonin, është një jetë katastrofale. Kam dërguar paratë, nuk dilte, nuk e hapte telefonin, më thojke që nuk më ke thirrë, ata mbesin shokë me ty pasi të thonë nuk janë paret e mia, nuk e lënë veten fajtor. Nesërmen të thonë s’ke qenë m’i sjellë paret dhe ta rrisin kamatën”, ka vijuar Berisha rrëfimin e tij.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika