Bislimi akuzon Serbinë për shkelje të marrëveshjeve, kurse BE-në për “mbyllje të syve”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, akuzon Serbinë për shkelje të marrëveshjeve me Kosovën. Ai kritikon edhe Bashkimin Evropian për mbylljen e syve ndaj shkeljeve të Serbisë. Reagimi i tij vjen pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë nga policia serbe në territorin e Kosovës

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka akuzuar Serbinë për shkelje të vazhdueshme të marrëveshjeve me Kosovën.

Po ashtu, kritika pati edhe për Bashkimin Evropian, që sipas tij, po i mbyllin sytë karshi shkeljeve të Serbisë.

“Vrazhdësia me të cilën Serbia po shkel marrëveshjet, është e krahasueshme me vullnetin e Brukselit për t’i mbyllur sytë karshi këtyre shkeljeve”, ka shkruar Bislimi.

Ky reagim i tij vjen pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë nga Policia serbe, brenda territorit të Kosovës, në zonën kufitare me Serbinë.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika