Bislimi: Sot e kam njoftuar Sorensenin se Serbia po i bllokon 304 mijë euro të Kosovës për Luginën

Zëvendëskryeministri në detyrë dhe kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka njoftuar përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, se Serbia po bllokon mjetet financiare të Kosovës të destinuara për Luginën e Preshevës.

Në një postim në Facebook, Bislimi ka theksuar se Serbia tre herë ka refuzuar transferimin e fondeve pa asnjë bazë ligjore.

“3,650 fëmijë shqiptarë në Luginë janë duke përdorur 35,448 tekste shkollore të financuara nga Qeveria e Kosovës, pas kërkesës zyrtare të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Qeveria jonë ka zbatuar plotësisht dhe në kohë të gjitha detyrimet e saj ligjore dhe institucionale. Megjithatë, pagesa përkatëse prej 304,511.16 euro, e destinuar për furnizimin me tekste shkollore, përkrahjen e aktiviteteve ndërkombëtare të avokimit dhe funksionimin institucional të KKSH-së, është bllokuar tre herë radhazi nga banka pranuese në Serbi. Në të tre rastet, transferi është refuzuar. Mjetet po refuzohen pa dhënë asnjë arsye ligjore, teknike apo rregullatorë”, ka shkruar Bislimi.

Ai gjithashtu ka potencuar se e njëjta praktikë është vënë re edhe në anulimin e vendimit të KKSH-së për programin e subvencioneve bujqësore për fermerët shqiptarë, pavarësisht përfundimit të të gjitha procedurave ligjore dhe verifikimeve.

“Institucionet e Kosovës i kanë vënë në dispozicion Bashkimit Evropian të gjitha provat dokumentare: komunikimet SWIFT, kthimet e bankave dhe dokumentacionin e vendimeve qeveritare”, ka njoftuar ai.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika