Blakaj: Në Kosovë s’ka shumë institucione që merren me trajtimin e përdoruesve të drogave

"Në Kosovë nuk ka shumë institucione që merren me trajtimin e përdoruesve të drogave, pra është Labyrinth që është qendër ditore, është Klinika e Psikiatrike ku është një repart i veçante për trajtimin e përdoruesve të drogave dhe janë spitalet regjionale që merren po ashtu në baza ditore"

Safet Blakaj, drejtori i Qendrës Specialistike Psikiatrike “Labyrinth”

Në Kosovë nuk ka shumë institucione që merren me trajtimin e përdoruesve të drogës, i tha Ekonomia Online, Safet Blakaj, drejtori i Qendrës Specialistike Psikiatrike “Labyrinth”.

Sipas tij, përveç mungesës së institucioneve, lënë për të dëshiruar edhe llojet e shërbimeve që ofrohen po ashtu edhe kualiteti i shërbimeve për këta persona.

Ai tha se ajo që mungon në vend janë programet parandaluese, ku sipas tij, do të duhej që të kishin përfshirë të rinjtë në shkolla dhe jashtë shkollave.

“Në Kosovë nuk ka shumë institucione që merren me trajtimin e përdoruesve të drogave, pra është Labyrinth që është qendër ditore, është Klinika e Psikiatrike ku është një repart i veçante për trajtimin e përdoruesve të drogave dhe janë spitalet regjionale që merren po ashtu në baza ditore”.

“Përveç numrit të vogël të institucioneve sigurisht duke futur këtë edhe Labyrinth lënë për të dëshiruar llojet e shërbimeve që ofrohen po edhe kualiteti i shërbimeve, si do që të jetë ka diçka trajtim nuk është se nuk ka”.

“Në Kosovë ajo që mungon shumë janë programet parandaluese, të cilat do t’i kishin përfshirë të rinjtë në shkolla, por edhe jashtë shkollave, një program, i cili do të ishte gjithëpërfshirës dhe që vazhdon me vite pa ndërprerë. Pra, duhet që sot të fillojnë me programet parandaluese të mirëfilltë në mënyrë që pas tre deri pese vite te vërehet efekti”, tha ai për EO.

Sipas të dhënave që posedon “Labyrinth”, në Kosovë janë rreth 40 mijë përdorues të drogës, ku prej tyre janë 2 850 aktivë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika