Borrell për sulmin rus ndaj shkollës në Ukrainë: Autorët të sillen para drejtësisë

Josep Borrell, teksa e ka dënuar ashpër sulmin e forcave ruse ndaj një shkolle në Luhansk të Ukrainës, ka kërkuar që autorët të sillen para drejtësisë

Përfaqësuesi i lartë për politikat e Jashtme, Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë për politikat e Jashtme, Josep Borrell, e ka dënuar ashpër sulmin e forcave ruse ndaj një shkolle në Luhansk të Ukrainës.

Përmes një postimi në Twitter, Borrell ka thënë se Bashkimi Evropian dënon shpërfilljen e hapur të Rusisë ndaj civilëve dhe do të mbështesë përpjekjet për të sjellë autorët para drejtësisë.

“I tmerruar nga sulmi ajror rus në një ndërtesë shkolle në Bilohorivka, rajoni i Luhansk, me shumë fëmijë të vrarë. BE dënon shpërfilljen e hapur të Rusisë për jetën civile dhe do të mbështesë përpjekjet për të sjellë autorët para drejtësisë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, dhjetëra njerëz dyshohet se kanë vdekur pasi një sulm ajror rus rrëzoi një shkollë në Ukrainën lindore të shtunën, thanë zyrtarët lokalë, ndërsa forcat ruse vazhduan bombardimet e tyre të pandërprera të qyteteve në të gjithë rajonin.

Guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Gaidai, ka deklaruar se Rusia ka hedhur bombë në një shkollë në fshatin Bilohorivka.

Ai është shprehur se streha e qytetit kundër bombave ishte shkatërruar më herët, duke e lënë bodrumin e shkollës si vendin e fundit ku njerëzit të strehoheshin nga sulmet ruse.

Rreth 90 persona ishin në bodrum kur u godit nga komba dhe rreth 30 janë shpëtuar nga rrënojat.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment në lidhje me bombardimin e supozuar, raportoi Reuters.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika