Borrell: Sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është më i rëndësishëm në kontekstin aktual gjeopolitik

Stabilitetit dhe siguria në Ballkanin Perëndimor, për situatën aktuale gjeopolitike janë të rëndësishëm, sipas Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell

 





Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, përmes një postimi në Twitter, ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe ka shpalosur edhe detaje të tjera të bisedës me të parin e qeverisë kosovare.

Borrell ka treguar se pjesë e bisedës, në mes tij dhe Kurti, ka qenë edhe stabiliteti dhe siguria, të cilat janë shumë të rëndësishme në kontekstin aktual gjeopolitik në Ballkanin Perëndimor.

“Sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është edhe më i rëndësishëm në kontekstin aktual gjeopolitik”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Borrell ka vlerësuar se biseda me kryeministrin Albin Kurti ishte e mira, pasi me të ka folur edhe për hapat e ardhshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika