Britania dislokon trupa shtesë në Kosovë për stërvitje me KFOR-in

Sipas njoftimit për media, stërvitja, përfshin një kontingjent prej mbi 300 trupash nga Regjimenti Royal Yorkshire i Mbretërisë së Bashkuar, ka si qëllim testimin e procedurave për dislokimin e shpejtë të forcave shtesë dhe integrimin e tyre me operacionet e KFOR-it

Misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë, i udhëhequr nga NATO, ka njoftuar fillimin e një stërvitjeje operative që do të zgjasë deri në fund të tetorit.

Sipas njoftimit për media, stërvitja përfshin një kontingjent prej mbi 300 trupash nga Regjimenti Royal Yorkshire i Mbretërisë së Bashkuar, ka si qëllim testimin e procedurave për dislokimin e shpejtë të forcave shtesë dhe integrimin e tyre me operacionet e KFOR-it.

Aktivitetet do të zhvillohen në një periudhë ku KFOR-i synon të forcojë gatishmërinë për t’iu përgjigjur situatave të sigurisë në Kosovë.

Sipas KFOR-it, stërvitja mbështet zbatimin e mandatin të Kombeve të Bashkuara, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, “për të garantuar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë”.

Përveç aktiviteteve stërvitore, KFOR-i do të marrë masa për t’i minimizuar efektet në trafikun rrugor, që mund të ndodhin si rezultat i lëvizjeve të trupave dhe automjeteve gjatë stërvitjes. Pas përfundimit të ushtrimeve, kontingjenti britanik do të ridislokohet dhe kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

Zyrtarët e KFOR-it kanë theksuar rëndësinë e këtij ushtrimi për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet forcave ushtarake dhe për ruajtjen e stabilitetit në rajon.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika