Bugaqku i KDI-së: Kushtetuesja me aktgjykimin e djeshëm parandaloi “tiraninë e shumicës”

Kushtetuesja mbrojtu institucionet duke garantuar që vullneti i shumicës të harmonizohet me vlerat dhe normat e shtetit.

Kështu ka vlerësuar Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Bugaqku i KDI-së ka reaguar për sulmet që iu bënë Gjykatës Kushtetuese nga partia në pushtet pas aktgjykimit të fundit.

“Koncepti i tiranisë së shumicës njihet si një dukuri që shfaqet kur shumica parlamentare apo elektorale, në emër të legjitimitetit politik, synon të tejkalojë kufijtë kushtetues dhe të ushtrojë pushtet në dëm të të drejtave themelore dhe rendit kushtetues. Në këtë kontekst, Gjykatat Kushtetuese janë mekanizmi kryesor i mbrojtjes institucionale, duke garantuar që vullneti politik i shumicës të harmonizohet me vlerat dhe normat themelore të shtetit”, ka shkruar Bugaqku.

Ky i fundit, ka deklaruar se vendimi i Kushtetueses për votimin e hapur mbrojti institucionet.

“Prandaj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të rrëzuar procedurën e votimit të fshehtë në Kuvend përbën ilustrim të qartë të këtij roli, pasi tregon se legjitimiteti demokratik nuk qëndron vetëm te numrat parlamentarë, por mbi të gjitha te respektimi i parimeve themelore që e mbajnë sistemin politik brenda kornizës kushtetuese.”, ka shkruar ai.

Të premten, Kushtetuesja doli me vendim lidhur me hapat deri tani e tutje të moskonstitutimit të Kuvendit duke përjashtuar votimin e fshehtë dhe propozimin e kandiatit të njëjtë, jo më shumë se tri herë.

Mes të tjerash, ajo deklaroi se Kryesuesi i Kuvendit e që ishte Avni Dehari nga radhët e LVV, nuk respektoi Kushtetutën.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika