Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka bërë homazhe në nderim të një prej betejave më të rëndësishme të Zonës Operative të Nerodimës, të njohur si “Epopeja e UÇK-së”.
Ai ka kryer homazhe te varrezat e dëshmorëve në Ferizaj, te shtatorja e Arsim Zeqirit nga Hallaqi i Lipjanit, si dhe pranë gjeneralit Imri Ilazi, ish-zëvendëskomandant i ZO Nerodimës, në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
“Lavdi!”, ka shkruar Buja në një postim në Facebook.