Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar vizionin e tij për zhvillimin e komunës, duke thënë se qytetarët do të përfitojnë nga projekte moderne dhe një qeverisje efikase.
Buja ka thënë se Lipjani ka nevojë për infrastrukturë të re dhe investime që i japin jetë qytetit dhe fshatrave të tij.
“Lipjani do të ndryshojë!
Një Lipjan që lidhet me nënkalime moderne, që merr frymë me treg të gjelbër bashkëkohor, që udhëton nga stacioni i ri i autobusëve.
Një Lipjan me shkolla dhe çerdhe të reja, me rrugë të gjera, me hapësira sportive ku rinia jonë ndërton të ardhmen.
Ky është vizioni ynë.
Ky është premtimi ynë.
Lipjani do të bëhet më mirë me PDK-në.
Lipjani do të bëhet më mirë me qeverisjen time.
Fitorja është e jona!”, ka shkruar Buja.