Gazetarja Doruntina Bylykbashi, në një lidhje direkte nga Mitrovica e Veriut, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të raportojë nga veriu i Kosovës.
Ajo ka thënë se në Mitrovicën e Jugut të drejtë vote kanë mbi 81 mijë qytetarë, të cilët do ta ushtrojnë këtë të drejtë në 32 qendra votimi, ndërsa në Mitrovicën e Veriut të drejtë vote kanë rreth 17 mijë qytetarë, të cilët do të mund të votojnë në gjashtë qendra votimi.
Bylykbashi ka shtuar se pas raportimit të parë, do të vizitojë edhe qendrën më të madhe të votimit në këtë pjesë.