Bytyqi: Unë dhe lojtarët tjerë jemi në formë të mirë, kemi një plan për të fituar ndaj Izraelit

Futbollisti Bytyqi ka thënë se beson në kualifikimin historik, teksa shtoi se ka një plan që Kosova t’i marrë pikët e plota nga përballja me izraelitët

Futbollisti i Kombëtarës së Kosovës, Zymer Bytyqi, gjatë të hënës së 20 marsit, ka theksuar se beson në kualifikimin historik, teksa shtoi se ka një plan që Kosova t’i marrë pikët e plota nga përballja me izraelitët.

“Fillimisht jam i lumtur që sërish jemi bashkë në kombëtare. Pres që të kemi sukses dhe të mund të arrijmë në Evropian. Kemi një grup të mirë dhe besoj që nëse e japim maksimumin tonë mund ta arrijmë kualifikimin”, ka thekuar ndër të tjera Bytyqi.

Mes të tjerat rreth zhvillimit të ndeshjes me ekipin izraelit, futbollisti Bytyqi ka theksuar se ndeshja me Izrealin do të jetë shumë e vështirë por edhe ne i kemi lojtarët e mirë dhe e kemi një plan që të shkojmë atje për t’i marrë tri pikë”.

Ai ka potencuar se është “në formë të mirë e po ashtu edhe lojtarët e tjerë që janë këtu  janë në formë të mirë dhe po kalojnë mirë në klubet e veta. Shpresoj të vazhdojmë kështu”.

Ndërsa, për tifozerinë, ai ka një lutje duke thënë se ‘pret përkrahjen nga tifozët tanë ‘Dardanët’, pasi ata na shtyjnë të japim maksimumin tonë për t’i marrë pikët maksimale”.

 

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika