Cancelon zyrtarisht te FC Bayern

Mbrojtësi i krahut, Joao Cancelo, do të jetë pjesë e Bayern Munichut për pjesën e mbetur të këtij sezoni

Joao Cancelo është lojtari më i ri i Bajernit të Mynihut.

Klubi bavarez zyrtarizoi transferimin e portugezit që shkon nën urdhërat e Nagelsman me formulën e huazimit deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje për 70 milionë euro.

28-vjeçari lë në këtë mënyrë Manchester Cityn, pasi ka fluturuar drejt Mynihut nga mbrëmja e së hënës, pasi kreu dhe vizitat mjekësore.

Cancelo ka qenë një nga titullarët fiks të Guardiolës në pjesën e parë të sezonit, duke i impenjuar si në krahun e djathtë ashtu edhe në të majtin, duke koleksionuar 2 gola dhe 5 asiste në 26 prezenca në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Gjithsesi, pas Botërorit të Katar, pati vështirësi për të gjetur hapësira duke qëndruar për 90 minuta në stol, në 5 nga 10 ndeshjet e luajtura nga Citizens pas pauzës.

Sipas mediave britanike, pas lamtumirës së anësorit portugez, qëndron një zënkë me Guardiolën, pas lënies së tij në stol për të disatën herë të premten e kaluar, për sfidën e FA CUP kundër Arsenalit.

Pasi ka kaluar me sukses kontrollimet mjekësore, Cancelo është prezantuar të martën te Bayerni. Ai është huazuar te ekipi bavarez deri në fund të sezonit nga Manchester City, ndërsa Bayerni do ta ketë të drejtën e blerjes së tij në verë për 70 milionë euro.

Portugezi te skuadra gjermane do ta bartë fanellën me numrin 22.

Cancelo ka kontratë me Cityn deri në vitin 2027, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Juventusi, Interi, Valencia dhe Benfica.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika