“Çele guri gojën”: FFK dhe menaxheri i futbollistit heshtin për çështjen e Drilon Hazrollajt te Kosova

Plotë 21 futbollistë të moshës nën 21 vjeç, të cilët janë vlerësuar si kandidatë potencialë për kombëtaren A të Kosovës, u ftuan nga përzgjedhësi Franco Foda për një kamp stërvitor.

Ky kamp që po mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nisi më 12 janar dhe përfundon më 15 janar.

Megjithatë, jo të gjithë futbollistët e ftuar iu përgjigjën pozitivisht ftesës së teknikut gjerman.

Futbollisti i Malishevës, Drilon Hazrollaj, nuk iu është bashkuar ekipit në këtë grumbullim.

Kjo u mësua pas një njoftimi të Federatës së Futbollit të Kosovës në faqen e saj zyrtare, më 12 janar.

Arsyeja se pse Hazrollaj nuk iu është bashkuar kampit stërvitor nuk është bërë e ditur.

Për këtë çështje kanë heshtur shtëpia e futbollit kosovar dhe menaxheri i futbollistit, Kastriot Telaku.

FFK nuk iu është përgjigjur pyetjes së TV Dukagjinit se cila është arsyeja pse Drilon Hazrollaj nuk iu është bashkuar ekipit.

Përgjigje televizioni nuk ka marrë as nga Kastriot Telaku, i cili nuk ka qenë i qasshëm në telefon.

TV Dukagjini ka provuar të kontaktojë edhe menaxherin e kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, i cili nuk është përgjigjur në telefon.

Ai ka dërguar vetëm një mesazh ku ka shkruar: “A mundesh me m’shkru”, por më pas nuk ka qenë më i qasshëm.

Sipas një burimi të TV Dukagjinit brenda klubit të Malishevës, nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim. Drilon Hazrollaj ka marrë pjesë së fundmi në seancat stërvitore të skuadrës.

Për Hazrollajn ka pasur spekulime në të kaluarën se mund të kalojë edhe te kombëtarja e Shqipërisë, por ky lajm ishte demantuar nga menaxheri i tij, Kastriot Telaku.

Anësori 20-vjeçar është ftuar nga kombëtarja A e Kosovës vitin e kaluar për miqësoret kundër Armenisë, Hungarisë dhe Norvegjisë, por nuk ka luajtur asnjë minutë me fanellën “Dardane”.

Në këto tri ndeshje, Hazrollaj ishte lënë në bankën rezervë, ndërsa që nga muaji qershor i vitit 2024 ka qenë vetëm në listën e gjerë të përzgjedhësit Franco Foda.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika