Çështja e moskonstituimit të Kuvendit mund të përfundojë sërish në Kushtetuese

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe analistë politikë kanë paralajmërar se nëse Kuvendi nuk arrin të formohet brenda 30 ditësh, kjo situatë mund të detyrojë partitë politike që të çojnë çështjen sërish në Gjykatën Kushtetuese për të sqaruar çfarë do të ndodhë pas 30 ditëve.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, tha për Ekonomia Online se secili deputet dhe çdo parti politike duhet të japë maksimumin për të ndërmarrë veprime që të konstituohet Kuvendi dhe të hapet rruga për formimin e Qeverisë.

“Nëse e lexojmë aktgjykimin e qershorit, por edhe të gushtit në tërësi, Gjykata Kushtetuese në njëfarë mënyre i mban moral partive politike, VV-së se cilat janë kompetencat, cilat janë përgjegjësitë e deputetëve e partive politike, cilat janë pritjet legjitime në një shoqëri demokratike do të thotë të këtyre partive politike ose atyre që kanë fuqinë politike më të madhe e që mund ta zhbllokojnë situatën. Kjo është që secili deputet, secila parti politike do të duhej të bënte maksimumin e saj për të ndërmarrë veprime për konstituimin e Kuvendit, për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë. Por, kur ka mungesë të theksuar të lidershipit, vullnetit politik për zhbllokim dhe krejt resurset, krejt mundësitë shkojnë drejt bllokadës, atëherë në njëfarë mënyre sjellin në një situatë, ku jam i sigurt që nëse VV-ja brenda 30 ditësh nuk e konstituon Kuvendin mund të dërgohet lëndë e re në Gjykatën Kushtetuese, ku Kushtetuesja nuk do të ketë mundësi tjetër përveç se të shpjegojë tanimë abuzimin me të drejtën”, tha Miftaraj.

Ai paralajmëroi se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk propozon një kandidat për kryetar/e të Kuvendit që votohet nga partitë, partitë e tjera do të detyrohen, pas 20–25 ditësh, të ndërmarrin masa dhe të dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Nëse e lexojmë aktgjykimin edhe të qershorit, edhe të gushtit, Gjykata Kushtetuese edhe kësaj radhe në njëfarë mënyre e ka treguar që propozimi vjen prej partisë me të madhe, por që të zgjidhet kryeparlamentari duhet dialog politik, duhet konsensus politik. Sepse, demokracia parlamentare e ka këtë se kush nuk i ka 51 për qind të votave, kush nuk e ka shumicën parlamentare atëherë duhet të bëjë dialog, duhet që të kërkojë votat tek partitë e tjera”, tha ai.

Ndërkaq, analistja politike, Afërdita Maliqi tha se dy aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese japin mundësi të mjaftueshme për konstituimin e Kuvendit.

“Gjykata Kushtetuese ka dhënë aq mundësi duke menduar që ne jemi një shtet demokratik dhe secili duhet t’i kryejë detyrat e veta që i ka me ligj. Kemi dy aktvendime të Gjykatës Kushtetuese. Aktvendimi i dytë më e definon çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit për shkak se jep një mundësi tri herë, jep solucion edhe për kandidatët e tjerë, jo vetëm për një kandidat të vetëm. Por është fakt që Kushtetuesja nuk e ka dhënë një masë se çfarë do të ndodhë pas 30 ditëshit. Ndoshta po them që Gjykata Kushtetuese ka menduar që ka mjaftueshëm kohë që deputetët të kryejnë përgjegjësitë që i ka marrë VV-ja, të cilës i takon se ka dalë e para në zgjedhje dhe sipas aktvendimit të vitit 2015, e ka të drejtën e propozimit. Por, duke parë që VV-ja ka filluar me skenarin e ri bllokues dhe unë mendoj që VV-ja do të vazhdojë të bllokojë se e ka logjikën e bllokimit”, tha ajo. /EO

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika