Trajneri i kombëtares së Kosovës U-21, Afrim Toverlani e ka komentuar humbjen e Argjentinës ndaj Arabisë Saudite.

Ai deklaroi se “ dy qendërmbrojtësit Romero dhe Otamendi nuk janë në nivelin e duhur”.

Ai po ashtu shtoi se “këto janë nivele shumë të nalta dhe kundërshtari është në gjendje me të dënu”.

Kjo është vetëm nata e katërt e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.