
Ekipi i elementit të mbështetjes ushtarake civile të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CMSE), ka vëzhguar ushtarët që marrin pjesë në vlerësimin dhe zgjedhjen e FSK-së në Kosovën Perëndimore në periudhën kohore 3-14 nëntor.
Tutje, gjatë trajnimit, CMSE shkruan se ka ofruar mbështetje dhe ka ofruar mundësinë e rritjes së programit të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
“Vlerësimi dhe përzgjedhja e FSK-së është kërkesë për personelin që aplikon për njësitë e forcave speciale”, shkruhet në njoftimin e CMSE.
Vlen të theksohet, se afro 2 mijë e 547 pjesëtar të Ushtrisë së Republikës së Kosovës janë trajnuar jashtë vendit përgjatë vitit 2022, këtë e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në postimin e tij të fundit në facebook. Ai ka potencuar se njëri nga synimet më të rëndësishme të ministrisë është avancimi profesional i pjesëtarëve të Ushtrisë.
Njashtu ai ka shtuar se investimi i vazhdueshëm në FSK është garancioni për ushtri që i shërben ruajtjes së paqes në vend, rajon dhe më gjerë.
Mbi 2 mijë ushtarë të FSK-së u trajnuan jashtë vendit gjatë këtij viti