Covey thotë se UNMIK-u nuk e ka trajtuar Thaçin si komandant

Dëshmitari Jock Covey deklaroi të martën në Hagë se Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë i njohur si UNMIK, nuk e ka trajtuar Hashim Thaçin si komandant.

“Unë flas në emër të UNMIK-ut. UNMIK-u nuk e ka trajtuar atë si komandant”, tha ai.

Fillimisht, dëshmitarit iu prezantua një dokument që thuhet se Thaçi ia ka dërguar Bernard Kouchnerit në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Sipas kësaj letre, avokati Luka Mishetiq tha se iu kërkohej disa personave të UÇK-së që të mbajnë armë. Por, Covet tha se ata nuk i janë përgjigjur kësaj letre.

Dëshmitari u pyet se gjatë kohës që ka shërbyer në Kosovë, kur mendon se ka përfunduar konflikti në mes UÇK-së dhe forcave serbe.

“Sipas nesh, konflikti përfundoi me marrëveshjen që serbët të tërhiqen që më duket së është nënshkruar me datën 20 qershor. Nuk më kujtohet thjesht, por ekziston dokumenti. Zbatimi i këtij dokumenti i dha formë zyrtare përfundimit të këtij konflikti”, tha Covey.

Ai mohoi se pas kësaj date kanë pasur dijeni për ndonjë përleshje të armatosur mes palëve. Tha që s’ka dijeni as për ndonjë fshat apo qytet në Kosovë të ishte rrethuar nga forcat serbe./BetimipërDrejtësi

Covey: Thaçi me komandantët e zonave kishin marrëdhënie të ndërlikuar

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika