Dardan Gashi: Nëse Imer Imeri është dëshmitar nuk është dashtë me dalë në emision

Analisti Dardan Gashi ka thënë se Gjykata Speciale po lejon që dëshmitarët të bëjnë paraqitje televizive gjë që sipas tij është në kundërshtim me mandatin dhe ligjet e rregullat

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës Dardan Gashi, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se Gjykata Speciale nuk i respekton rregullat saktë, sepse Imer Imerin e toleron që të dalë në studio televizivë të flasë, ndërsa sipas Gashit, ish-drejtuesit e shoqatave të luftës, Nasim Haradianj dhe Hysni Gucatin i ka dënuar me nga 5 vite burg për shkak të paraqitjeve të tyre televizive.

“Këtu shihte qartë se kjo gjykatë i ka tendencat e veta, sepse me pas qenë parimore as Imer Imeri nuk ish dashtë me dalë në studio televizive. Apo kuptoni, po por nëse ai zotëria është dëshmitarë ai nuk është dashtë me dalë në emision sipas rregullave të kësaj gjykate”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, Haradinaj e Gucati janë të sëmurë dhe janë duke u mbajtur në paraburgim dhe sipas Gashit, ata nuk janë fajtorë për rrjedhjen e dokumenteve nga Gjykata Speciale.

“Njëkohësisht e ki kërkesën e mbrojtjes që tash pasi ka nisur gjykimi, edhe provat dihen, për tu mbrojtur në liri mos me prit 4-5 vite në burg, këto debate u pa mundësojnë totalisht atyre me ardhur deri te ai vendimi që të mbrohen në liri. Dikush ka dëshirë që ish-krerët e UÇK-së t’i lejë në paraburgim, ndërsa dikush dhe ma pak”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, në kohën e luftës nuk ka qenë vetëm UÇK-ja forca e vetme ushtarake por, ka qenë edhe FARK-u.

“Në atë kohë nuk ka qenë vetëm UÇK-ja e Hashim Thaçit, ka qenë edhe FARK-u. Ka pasur edhe njësi të të tjera që kanë vepruar në mënyrë të pavarur nga Shtabi i Përgjithshme i UÇK-së”, ka përfunduar Dardan Gashi duke thënë se debatet e tilla nuk i kontribuojnë procesit të gjykimit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika