DASh: Njohja reciproke të jetë në qendër të dialogut Kosovë-Serbi

Njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë dhe rruga drejt integrimit euro-atlantik ishin dy prej temave të diskutuara gjatë takimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, me Sekretarin Antony Blinken

Fotografi nga takimi në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ripërsëritur qëndrimin se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, të martën e 26 korrikut janë pritur në Departamentin amerikan të Shtetit nga Sekretari, Antony Blinken.

Gjatë këtij takimi është theksuar partneriteti midis ShBA-së dhe Kosovës, me ç’rast Blinken edhe ka njoftuar se të mërkurën e 27 korrikut do të nënshkruhet kontrata me korporatën për energji.

Liderët e vendit do të marrin pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit, për Programin Kompakt të Kosovës.

Po ashtu, Blinken ka falënderuar Kosovën për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës dhe për pritjen e refugjatëve afganë.

“Ata diskutuan për rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, në rrugën përpara drejt integrimit euro-atlantik”, thuhet në njoftimin e DASh-it.

Ndërkaq, Blinken nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se ShBA-ja mbështet integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takimin me Sekretarin Blinken, ka thënë se Kosova është mirënjohëse gjithmonë ndaj ShBA-së, sepse ajo ia ka shpëtuar jetën qytetarëve të Kosovës.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika