Daut Haradinaj me thirrje publike për bashkëpunim: T’i ofrojmë Kosovës një mazhorancë të re

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ka bërë thirrje publike për bashkëpunim ndaj kryetarëve të PDK-së dhe LDK-së, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku, që të angazhohen për krijimin e një mazhorance të re parlamentare dhe qeverisëse në një të ardhme të afërt.

Pas ndërprerjes së seancës konstituive, Haradinaj vlerësoi se ftesa e kryesuesit Avni Dehari për të vazhduar punimet në orën 22:00 nuk ka për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje reale, por vetëm vazhdimin e një situate të bllokuar.

“Është e qartë se nuk ka vullnet për të arritur një zgjidhje. Deputetët kanë treguar gatishmëri për të bashkëpunuar dhe për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, por kjo po pengohet nga kryeministri në detyrë. Albin Kurti po e përdor edhe kandidaturën e Albulena Haxhiut si mjet për të zvarritur procesin, jo pse beson se ajo është zgjidhja”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se as seanca e orës 22:00 nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim, duke theksuar mungesën e numrave për konstituim.

“Andaj, bëj thirrje publike për kryetarët e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe të gjithë ata që kanë vullnet të formojnë një mazhorancë që do t’i ofrojë zgjidhje Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës”, përfundoi Haradinaj.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika