Dështon miratimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Raportin vjetor të Këshillit të Pavarur mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021

Kuvendi i Kosovës

Me tri vota për, 56 kundër dhe tri abstenim, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Raportin vjetor të Këshillit të Pavarur mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021.

Para se raporti të hidhej në votim, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë se çdo ditë e më shumë pasojat e mëdha shihen në çdo aspekt të menaxhimit në përgjithësi, edhe në kuvend.

“VV me ardhjen e tyre në pushtet e kishte të vetmin qëllim që të nënçmonte, t’i përulte, t’i përbuzte shërbyesit civilë, që të rregullonte edhe me ligj kapjen e shtetit duke larguar politikisht, ligjërisht edhe udhëheqësit e divizioneve, departamentit. Nuk është për çudi që raportet e këtij institucioni mundohen të paraqesin në aspektin e raportimit si i dobët, se metodologjia e përdorur është joadekuate, ndërsa nuk hyjnë në përmbajtje”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, edhe deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se kjo shumicë po synon të shkatërrojë gjithçka që është ndërtuar deri më tani.

“Mazhoranca po synon që të shkatërrojë gjithçka që është ndërtuar. Kësaj mazhorancë nuk po i intereson mbrojtja e shërbyesve civilë apo institucionet e pavarura, por po u intereson që të shkatërrojë gjithçka që është ndërtuar që 20 vjet dhe kjo për ne është e papranueshme”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika