
Gazetari serb, Radomir Dimiq, vlerëson se Listës Serbe duhet t’i ndalohet me vendim të prerë pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
“Iniciativa Politike Multi Etnika angazhohet me parimin që çdo parti politike e cila zhvillon aktivitet anti shtetëror dhe rrezikon rregullimin e rendit kushtetuese, nuk i respekton ligjet e shteti në çfarëdo forme duke krijuar edhe pasoja të dëmshme ndaj shtetit të Kosovës të ndalohet së vepruar në mënyrë automatike dhe pa asnjë kompromis. Dikush do të mendojë e pyes se për cilin subjekt politik konkretisht bëhet fjalë? Në këtë kuptim dhe në këtë drejtim e mbështes në mënyrë absolute dhe fuqishëm kërkesën e të gjitha atyre partive politike dhe të shoqërisë civile të cilat kanë kërkuar nga institucionet përgjegjëse që me një vendim të prerë dhe të padiskutueshëm, në përputhje me ligjin dhe rregullativën gjithëpërfshirëse juridike, t’i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025 Listës Serpska”.
Dimiq, mes tjerash, thotë se kjo duhet të vlejë për të gjitha partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës, njofton Dukagjini.
Madje, ai thotë se Lisa Serbe mosrespektimin e shtetit të Kosovës e bën në koordinim të ngushtë me institucionet serbe në Beograd.
“Këtë Qëndrim dhe kërkesë e bazoj në faktet e ditura publike të cilat flasin për veprimtarinë politike kundër kushtetuese të Listës Serpska, jo vetëm kundër shtetit tonë, të Kosovës së pavarur, por ka vepruar dhe po vazhdon të veprojë akoma edhe kundër vetë interesave të popullatës serbe që janë qytetarë lojal të shtetit tonë të përbashkët. Dihet ashiqare që kjo veprimtari armiqësor është duke u zhvilluar në koordinim të ngushtë me institucionet zyrtare shtetërore të shtetit serb në Beograd, i cili shtet po përzihet drejtpërdrejtë në punët e brendshme të Kosovës dhe po i infiltron strukturat e shërbimit të fshehtë për të ndikuar në procesin e zgjedhjeve parlamentare”, ka shkruar Dimiq.
Dimiq thotë se vetë ai por edhe subjekti politik që përfaqëson, Multi Etnika, është kundër pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit për të cilën thotë se udhëhiqet nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe për qëllim ka thellimin e përçarjes mes serbëve të Kosovës.
“Subjekti politik të cilin unë e përfaqësoj Multi Etnika, është kategorikisht dhe pa asnjë hamendje kundër një politike të tillë ndaj Kosovës e cila udhëhiqet në mënyrë destruktive nga Aleksandër Vuçiq presidenti serbë, i cili po e favorizon edhe financiarisht, edhe politikisht, edhe materialisht me financa vetëm satelitin e vetë politik Listën Serpska. Në këtë mënyrë ai po ndikon edhe në thellimin e përçarjes mes serbëve të Kosovës, duke i manipuluar ata e duke i ndarë në patriot, ata që janë përkrahës të tij dhe në tradhtar ata që janë kundër politikës së Vuçiqit. Kjo është arsyeja pse unë po apelojë tek organet përgjegjëse, e më konkretisht tek KQZ-ja, që të mundësojnë vetëm pjesëmarrje të barabartë dhe demokratike në këto zgjedhje që janë para nesh , për të gjitha subjektet politike në Republikën e Kosovës. Pra edhe njëherë po themë se përse jam kundër pjesëmarrjes së Listës Serpska. Kjo parti politike gjatë gjithë kohës së veprimtarisë së sajë ka përkrahur një sistem mafioz i cili është instaluar në veri të Kosovës në krye me banditët e dëshmuar Veselinoviq dhe Radojçiq. Lista Serbia duhet të detyrohet t’a pranon shtetin e Kosovës, shtet në të cilin është regjistruar dhe vepron. Vetëm kështu do të mundë ti lejohet pjesëmarrja në zgjedhjet për parlamentin e shtetit të përbashkët me një përbërje, por duke kultivuar politik integruese multietnike. Kjo do të ishte krejtësisht normale”, ka shkruar ai.


