“​Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së hapen për qytetarët

Në Ditën e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojnë "Ditën e Hapur" nga 10:00 deri 13:00

Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e “DITËS SË FORCËS”, të hënën më datë 27 Nëntor, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00, organizojnë “DITËN E HAPUR’’.

Manifestimi qendror do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetëror, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në Kosovë.

Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.

Gjithashtu, sot nga ora 19:00 mbahet koncerti i bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës në Sallën e Kuqe- Pallati i Rinisë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika