DnV: Problemi më akut i zgjedhjeve, fshirja e lehtë e markerit

Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” ka vlerësuar se procesi zgjedhor i deritanishëm për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit, është zhvilluar në përputhje të standardeve demokratike për zgjedhje të lira, konkurruese dhe të drejta, me një nivel adekuat të administrimit të operacioneve zgjedhore, përjashtimisht publikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së dhe numërimit të votave të kandidatëve.

Eugen Cakolli nga DnV, tha se janë raportuar edhe shkelje e parregullsi gjatë procesit të votimit.

Ai shton se problemi akut i këtij procesi, ishte fshirja e lehtë e markerit te disa votues.

“Procesi i votimit dhe numërimit gjatë ditës së djeshme, është zhvilluar përgjithësisht në një atmosferë të qetë dhe demokratike, duke u karakterizuar nga një interesim relativisht i lartë i votuesve për të marr pjesë në zgjedhje. Megjithatë, procesi i votimit është përcjellë nga parregullsi dhe shkelje, të cilat ndonëse të një natyre procedurale, është dashur që të sanohen më herët në kohë nga ana e KQZ-së. Ndër to, ndoshta problemi më akut i ditës së djeshme, ka qenë ai fshirjes së lehtë të ngjyrës tek një pjesë e votuesve, për shkak të cilësisë së këtij produkti zgjedhor që është sjell nga KQZ-ja dhe atë me vonesë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika