DOKUMENT – Këto janë 48 bizneset që ARBK thotë se janë regjistruar në kundërshtim me Kushtetutën

Kallxo.com përmes kërkesës për qasje në dokumente publike ka siguruar prej Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) emrat dhe pronarët e 48 bizneseve që MINT pretendon se bien ndesh me ligjet vendore

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Komisioni për riverifikimin e dosjeve në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) ka identifikuar 48 biznese që, sipas tij, janë të regjistruara në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.

Këtë informacion e dha të dielën në mbrëmje ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari.

KALLXO.com përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, ka siguruar prej Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) emrat dhe pronarët e këtyre bizneseve që MINT pretendon se bien ndesh me ligjet vendore.

Komisioni për riverifikimin e dosjeve ka konfirmuar se kanë trajtuar 660 dosje deri më tani dhe ka rezultuar se këto 48 kompani bien ndesh me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Së fundmi, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka refuzuar ankesën e televizionit “Klan Kosova” ndaj vendimit për pezullim të certifikatës së biznesit.

Sipas njoftimit të MINT, këtë vendim e ka marrë komisioni për shqyrtimin e ankesave për regjistrimin e bizneseve.

Sot gjatë ditës, me ftesë të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, është mbajtur një protestë paqësore në Prishtinë për të kundërshtuar vendimin e institucioneve shtetërore për pezullimin e certifikatës së biznesit për Klan Kosovën./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika