Dredha: Rritja e çmimeve përgjatë sezonit, është paksa e ekzagjeruar

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka deklaruar se Shqipëria po përjeton një rritje të fortë të numrit të turistëve vit pas viti, duke e cilësuar periudhën e tre viteve të fundit si kulminante për zhvillimin e sektorit.

Në “Debat Plus”, Dredha theksoi se konkurrenca mes qyteteve dhe rajoneve turistike në Shqipëri është e shëndoshë dhe reflektim i përmirësimeve të ndjeshme që janë bërë përgjatë dekadës së fundit.

“Kushtet përgjatë bregdetit shqiptar janë përmirësuar ndjeshëm gjatë 10 viteve të fundit, ndërsa tre vitet e fundit kanë qenë kulminante. Vlora po e përjeton këtë ndryshim në mënyrë të dukshme, por e njëjta gjë vlen edhe për Lezhën, Durrësin dhe Shkodrën,” tha Dredha.

Ai pranoi se në vitin e kaluar ka pasur përpjekje për të dëmtuar imazhin e turizmit shqiptar përmes sulmeve në rrjete sociale, të cilat në disa raste, sipas tij, janë nxitur edhe për motive politike apo sponsorizime të qëllimshme.

“Kemi hasur tendenca të qëllimshme në rrjete sociale dhe media të caktuara që kanë përdorur kritika të stisura për të diskredituar ofertën turistike shqiptare. Këto nuk kanë qenë gjithmonë të natyrshme – disa prej tyre kanë ardhur nga brenda rrjeteve tona sociale dhe janë përdorur për qëllime politike ose të sponsorizuara,” deklaroi ai.

Sa i përket pjesëmarrjes së turistëve nga Kosova, Dredha u shpreh se është ende herët për të dalë me statistika të plota, por theksoi se prezenca e tyre është e ndjeshme sidomos në zonat kufitare si Shkodra, Lezha dhe Durrësi, të cilat mbeten destinacione të preferuara për pushuesit kosovarë.

Në lidhje me çmimet përgjatë sezonit veror, ai e cilësoi të ekzagjeruar trumbetimin se janë rritur ndjeshëm, duke theksuar se luhatjet që ndodhin janë normale për një treg që operon intensivisht vetëm për tre muaj.

“Ka një tendencë që rritja e çmimeve gjatë sezonit të trumbetohet me zë të lartë, por kjo është paksa e ekzagjeruar. Vitin e kaluar pati disa luhatje, por është e natyrshme në një treg që për tre muaj ka fluks maksimal, ndërsa më pas hoteleria dhe njësitë e shërbimit përballen me një rënie të ndjeshme të kërkesës,” sqaroi kryetari i Vlorës.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika