“Drejtësia” – Avokati i Sanduloviqit: Radoiçiq i lirë për terrorizëm, ndërsa Sanduloviq në burg për vendosje të trëndafilave mbi varret e shqiptarëve

Çedomir Stojkoviq, avokati i politikanit opozitar serb Nikola Sanduloviq, ka bërë një krahasim të fortë ndërmjet klientit të tij dhe Milan Radoiçiqit

Sanduloviq

Çedomir Stojkoviq, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, ka bërë një krahasim me klientin e tij dhe Milan Radoiçiqin.

Ai ka thënë se Milan Radoiçiq i cili është i akuzuar për vrasjen e policit të Kosovës dhe organizim të grupit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit 2023, është lënë i lirë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Milan Radoiçiq për vrasjen e policit të Kosovës, armë pa leje, antitank, organizim të grupit terrorist: – në liri”, ka shkruar ai.

Ndërsa, klienti i tij, i cili është rrahur nga BIA vetëm sepse kishte vendosur lule në varrezat e Jasharëve në Prekaz, ka përfunduar në burg.

“Nikolla Sanduloviq për vendosjen e trëndafilave mbi varret e shqiptarëve: – në burg!”.

Kurti për maltretimin ndaj Sanduloviq: Serbia synon që ta mohojnë të kaluarën dhe të vërtetën e saj

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika