Dreshaj: Mungesa e vullnetit politik pengoi konstituimin e Kuvendit, vendimi i Kushtetueses sqaroi tri pika kyçe

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përsëritur urdhrin për deputetët e Kuvendit që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, këtë herë me udhëzime më të qarta dhe me afat të përcaktuar. Sipas vendimit, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh dhe kryeparlamentari të zgjidhet me votim të hapur, duke lejuar jo më shumë se tri votime për të njëjtin kandidat.

Megjithatë, data e saktë e seancës konstituive ende nuk dihet. Ajo pritet të caktohet pas publikimit të aktgjykimit të plotë nga Kushtetuesja. Aktgjykimi i plotë do të sqarojë edhe çështje të tjera të lëna të paadresuara në vendimin e mëparshëm të 26 qershorit, të cilin deputetët nuk e respektuan.

Ish-deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, në një intervistë FIVE të TV Dukagjinit, ka thënë se problemi kryesor deri tani ka qenë mungesa e vullnetit politik për të konstituuar Kuvendin dhe Qeverinë.

Ai vlerëson se vendimi i ri ka sqaruar tri çështje që kanë qenë objekt debati mes pozitës dhe opozitës: afatin e propozimit të kandidatit, kohëzgjatjen e propozimeve për Kuvend dhe mënyrën e votimit.

“Kur nuk kemi marrëveshje politike, veprimet juridike në raport me sqarimin e këtyre situatave kontestuese janë pak të dëshirueshme. Unë mendoj që këtu nuk ka pas vullnet politik që te konstituohen strukturat e Kuvendit dhe të Qeverisë. Dhe për këtë arsye ka ardhur për një kërkesë të tillë nga ana e Gjykatës Kushtetuese. E cila realisht me tri veprimet e saja, lidhur me kohëzgjatjen  propozimit të kandidatit, lidhur me kohëzgjatjeje e propozimeve për Kuvend dhe lidhu me mënyrën e votimit. Mendoj që i ka sqaruar tri pika të rëndësishme, që kanë qenë objekt debati si nga pozita edhe nga opozita. Ajo që ka lënë pezull, është çka pas ditës së 30-të. Të cilën vërtete nuk e kemi të qartë se qysh do te veprohet më tutje. Mendoj se shumë çka ka sqaruar, mirë e ka bërë edhe pse frikësohem që do të jetë objekt debati sikur verdiktit paraprak”, ka thënë Dreshaj.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika