E mërkura ditë zie në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur ditë zie të mërkurën e 8 shkurtit në Kosovë, në shenjë kujtimi dhe nderimi ndaj viktimave dhe të lënduarve nga tërmeti tragjik që ka goditur Turqinë dhe Sirinë të hënën e gjashtë shkurtit

FOTO: CNN

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën e 8 shkurtit ditë zie në Kosovë, në shenjë kujtimi dhe nderimi ndaj viktimave dhe të lënduarve nga tërmetet që ndodhën në Turqi.

“Teksa kujtojmë viktimat, nderojmë trimërinë dhe qëndresën e atyre që po bëjnë të pamundurën për shpëtimin e çdo jete nën rrënoja”, kishte shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.

Osmani një vendim të tillë e ka marrë në shenjë respekti shtetëror e qytetar dhe në përputhje me kompetencat kushtetuese e ligjore.

“Përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje. Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. Prandaj, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, i cili la mijëra të vdekur e të lënduar”.

Po ashtu, ka theksuar se ushtarakët e Kosovës janë në Turqi dhe të gatshëm për të mbështetur dhe ndihmuar qytetarët.

“Mendimet dhe lutjet tona sot, sikurse edhe dje janë për viktimat, të lënduarit dhe të gjithë të prekurit nga ky tërmet e solidarizimi ynë është i plotë. Ushtarakët tanë tashmë gjenden në Turqi, ndërkaq Kosova është në dispozicion të plotë të vazhdojë mbështetjen”.

Osmani, ndër të tjera, ka theksuar se një tragjedi e tillë që e ka përfshirë Turqinë e prek edhe Kosovën.

“Më shumë se 5 mijë viktima janë konfirmuar të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri, ndërkaq mijëra të tjerë janë akoma nën rrënoja. Një tragjedi e përmasave shkatërrimtare që ka shkaktuar trishtim e dhimbje kudo në botë, përfshirë në Kosovë. Dhimbje pafund për viktimat e për ata që përjetuan tmerrin e humbën më të dashurit, por edhe shpresë për ata që ende ndodhen nën rrënoja”, ka vijuar Osmani.

“Fuqia shkatërruese e këtij tërmeti ka tronditur zemrat e gjithsecilit, porse mbështetja ndaj njëri-tjetrit në këto ditë tmerri ngjall shpresën dhe besimin se jeta do të triumfojë”.

 

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika