Edhe pak ditë me furnizuesin e mundësisë së fundit, afër 1300 biznese ende pa kontrata

Sipas Odës Ekonomike vetëm dhjetëra nga rreth 1300 bizneset që janë nxjerrë në tregun e hapur kanë nënshkruar kontrata furnizimi me energji elektrike. Derisa KEK-u, si Furnizues i Mundësisë së Fundit do t’u ofrojë energji këtyre bizneseve vetëm deri më 30 Korrik, Oda njoftoi se qindra padi individuale ndaj vendimit të ZRRE-së janë deponuar në Gjykata – me qëllim pezullimin e procesit

Korporata Energjetike e Kosovës, si Furnizues i Mundësisë së Fundit i caktuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji, do t’u ofrojë energji elektrike vetëm edhe një javë bizneseve të mëdha, që janë nxjerrë në tregun e hapur nga 1 Qershori.

Ndërmarrja publike ka përsëritur se, sipas ligjit, se ky lloj i furnizimit mund të zgjasë maksimalisht 60 ditë, dhe në rastin konkret skadon më 30 Korrik.

Pas kësaj date, nëse NUK keni lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar nga ZRRE, do të mbeteni automatikisht pa furnizim me energji elektrike, pasi KEK nuk do të ketë më kompetencë për furnizim në cilësinë e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit”- Korporata Energjetike e Kosovës.

Por, Oda Ekonomike njoftoi se deri tani vetëm dhjetëra nga rreth 1300 biznese që, sipas tyre, “janë nxjerrë dhunshëm” në tregun e hapur, kanë nënshkruar kontrata furnizimi.

Përkundër disa aktvendimesh nga Gjykata Komerciale, në raste individuale, për masë të sigurisë ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, kjo e fundit nuk e ka pezulluar në tërësi aktin e saj – duke mos i konsideruar ato si precedentë të përgjithshëm.

Teksa përmendi se paditë marrin kohë, kreu i Odës, Lulzim Rafuna, njoftoi se qindra sish nga bizneset veç e veç janë deponuar dhe se të tjera po përgatiten dhe kërkoi që Rregullatori të pezullojë vendimin bazuar në aktvendimet individuale.

“Ta mbrojë qytetarin e Kosovës nga një inflacion i ri. Inflacioni na ka ikë në 4.3% në Qershor dhe kemi frikën që tendenca e inflacionit është për t’u rritur. Dhe, në qoftë se me 1 Gusht këto biznese duhet me lidhë kontratë me 200, 300, 400% (më shtrenjtë) siç e kanë pranua ofertën, inflacioni do të shkojë me rritje shumë të shpejtë dhe do të varfërohet qytetari i Republikës së Kosovës”, ka thënë Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Pasi tha se 1300 bizneset që janë nxjerrë në tregun e hapur janë hisedar të 60% të qarkullimit të ekonomisë dhe 50% të vlerës totale të tatimit të paguar, Rafuna theksoi mungesën e opsioneve dhe ofertave.

“Ke biznese që ka çu kërkesë që një muaj e gjysmë ose dy te KESCO dhe ende nuk s’e ka pranua ofertën. Me kë me lidhë ne (marrëveshje), kur s’ke ofertë? Ti veç KESCO-n e ke këtu, tjerë s’ke. Kështu që u bëj thirrje ZRRE-së prapë, sa nuk është bërë vonë të veprojë. I bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, çka do qoftë në detyrë, kështu a ashtu, le të ndërhyjë për ta shpëtuar biznesin dhe ekonominë e vendit”, ka thënë Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Përkundër protestave dhe kërkesave të përsëritura për shtyrje të procesit për një vit, ZRRE-ja mbetet e vendosur të mos ndryshojë mendje për nxjerrjen e bizneseve me më shumë se 50 punëtorë ose më shumë se 10 milionë euro qarkullim vjetor, në tregun e hapur.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika