Eksperti i sigurisë lidh deklaratën e zv. kancelarit gjerman me Kosovën: Lista Serbe si AfD, KQZ jep sinjalin e parë me refuzim

Agim Musliu, ekspert i sigurisë

Eksperti i sigurisë nga Instituti “Octopus”, Agim Musliu, ka lidhur deklaratat e Zëvendëskancelarit gjerman Lars Klingbeil për rrezikun nga partia e ekstremit të djathtë AfD me situatën politike në Kosovë, duke theksuar se rasti i Listës Serbe është edhe më shqetësues.

“Ne duhet t’i luftojmë armiqtë e demokracisë”, tha Klingbeil, duke hapur debatin për ndalimin e AfD-së në Gjermani.

Musliu thekson se nëse një demokraci e konsoliduar si Gjermania e sheh AfD-në si kërcënim serioz për rendin kushtetues, atëherë Kosova ka arsye shumë më të forta për ta trajtuar Listën Serbe si rrezik të ngjashëm.

Sipas tij, Lista Serbe është instrument i Beogradit për ta penguar dhe cenuar shtetësinë e Kosovës.

“Ku është logjika? Një parti që vepron brenda institucioneve të Kosovës e që punon hapur për shkatërrimin e tyre?!” – pyet Musliu, duke kujtuar se figurat kryesore të Listës Serbe, përfshirë Milan Radoiçiqin, janë të lidhur me sulmet terroriste në Banjskë, sulmet ndaj KFOR-it, Policisë dhe qytetarëve, si dhe me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Ai e ka quajtur vendimin e KQZ-së për të refuzuar certifikimin e Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme si një sinjal të parë të domosdoshëm, por ka shtuar se organet e drejtësisë duhet të veprojnë më tej me hetime dhe masa konkrete.

Musliu paralajmëron se Kosova duhet të marrë shembull Gjermaninë, ku shteti nuk ngurron të shqyrtojë ndalimin e forcave që minojnë demokracinë dhe rendin kushtetues.

Në maj të këtij viti, Instituti “Octopus” kishte publikuar një analizë të veçantë me titull Lista Serbe dhe Alternativa për Gjermaninë (AfD): Ngjashmëritë dhe dallimet, ku janë trajtuar paralelet mes dy subjekteve politike dhe rreziqet që ato paraqesin.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika