Në “Teatrin e Ëndrrave” gjërat nuk kanë shkuar mirë për të së fundmi. Por, ai nuk ndalon së ëndërruari.

Cristiano Ronaldo ka paketuar valixhet dhe është nisur për në Katar me sytë ka trofeu i madh. 37 vjeçari, në një intervistë të publikuar ditë më parë tha se do të pensionohej nga futbolli menjëherë nëse shpallet kampion i botës.

Numri 7 i portugezëve gjendet para një presioni të madh mediatik dhe oreksi për të fituar i është shtuar edhe më shumë.

Ai dëshiron t’i tregojë botës se ende është në nivelet më të larta, se ende është “makineri e golave”.

Cilat janë statistikat e Ronaldos në Kampionatet Botërore në total?

2006: gjashtë paraqitje, një gol, asnjë asistim.

2010: katër paraqitje, një gol dhe një asistim.

2014: tri paraqitje, një gol dhe një asistim.

2018: katër paraqitje, katër gola.

Portugalia gjendet në Grupin H, ku bën pjesë edhe Uruguai, Korea e Jugut dhe Gana dhe konsiderohet si favorite për të kryesuar në tabelë.