Enver Hajdari rizgjidhet edhe për një mandat si kreu i OVL-UÇK-së në Drenas

Enver Hajdari është rizgjedhur edhe për një mandat për drejtimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Drenas.

Hajdari këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku shkroi se ai “do të jetë zëri i kategorisë që më së forti i dha lirisë, e më së paku mori prej saj”.

Hajdari shtoi se veteranëve iu “duhet trajtim dinjitoz”.

“Sot, ata që qenë të gatshëm me jetën e tyre t’i shërbejnë atdheut në radhët e lavdishme të UÇK-së, më besuan edhe me votën e tyre, qe edhe për 4 vitet e ardhshme do të kem nderin ta drejtoj OVL-në e UÇK-së në Drenas. Jam thellësisht mirënjohës e falenderues për nderin e jetës që të jem zëri i kategorisë që më së forti i dha lirisë, e më së paku mori prej saj.I falenderoj edhe përfaqësuesit e selisë qendrore në Prishtinë, kontributi i të cilëve ishte i pazëvendësueshëm në mbarëvajtjen e këtij kuvendi, për kujdesin e treguar që kuvendi të jetë demokratik e që zëri i veteranit të UÇK-së të dëgjohet”, shkroi Hajdari.

“Kosova është e të gjithëve, prandaj edhe veteranëve u duhet trajtim dinjitoz, për çka do të punoj çdo sekond të këtij mandati, siç kam punuar deri më tani”, vijoi ai.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika