Erdogan për pasojat e tërmetit: Është e pamundur të përgatitesh për këtë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se kritikat e opozitës dhe të tjerëve për mënyrën e reagimit pas tërmetit në Turqi janë “provokime”

Presidenti Erdogan mbërrin në Hatay të Turqisë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se kritikat e opozitës dhe të tjerëve për mënyrën e reagimit pas tërmetit në Turqi janë “provokime”.

Erdogan i është kundërpërgjigjur kritikave dhe zemërimit në rritje për mënyrën dhe reagimin e shtetit ndaj pasojave të tërmetit në Turqi, i cili shkaktoi mijëra të vdekur.

Ai tha se “nuk është e mundur të përgatitemi për një fatkeqësi kaq të madhe”.

Rexhep Tajip Erdogan u tha gazetarëve se numri zyrtar i të vdekurve ishte rritur në 9,057 gjatë një vizite në Hatay, një nga rajonet më të goditura nga tërmeti.

Ai i përshkroi si “provokatorë” njerëzit që thoshin se nuk i kishin parë fare forcat e sigurisë në disa zona.

Sot, gjatë një ndalese tjetër në turneun e tij në zonat e fatkeqësisë, ai pranoi disa probleme fillestare, por tha se situata ishte tani “nën kontroll”.

Kritikat nga personalitete të opozitës dhe në terren janë në rritje. Disa pretendojnë se përpjekjet emergjente kanë qenë shumë të ngadalta dhe se nuk është bërë mjaftueshëm për të përgatitur rajonin e rrezikuar nga tërmeti gjatë tetë viteve të tij në detyrë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika