Escobar: Kam biseduar me presidenten Osmani, Asociacioni duhet të formohet në përputhje me Kushtetutën

Emisari amerikan, Gaberiel Escobar, ka thënë se ShBA e përkrah formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, dhe përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar





Emisari amerikan, Gabriel Escobar, ka dhënë detaje nga takimi i së mërkurës me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se me presidenten Osmani, kanë diskutuar për disa modele e opsione për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, gjithmonë sipas tij, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Në mëngjes fola me Presidenten Osmani, për mënyrat e ndryshme se si Kosova mund ta krijojë, që të jetë një situatë “fitues-fitues”, sikurse për komunitetet në veri ashtu edhe për vetë Kosovën. Por, gjëja më e rëndësishme është që duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, me ligjet e Kosovës, dhe nuk duhet të ndikojë në funksionalitetin e Kosovës”, ka thënë ai.

“Por, duke thënë këtë ka shumë opsione dhe modele evropiane që mund t’i shohim bashkë, që do ta bënin këtë një mundësi reale. Por, po, do të donim ta shihnim duke u zbatuar”, ka vijuar Escobar.

Ai foli edhe për iniciativën “Open Ballkan”, për të cilën, tha se ShBA e përkrah, por, ajo sipas tij, duhet të jetë në një vijë me “Procesin e Berlinit”.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika