EULEX: Gjykatat të komunikojnë me fjalë të thjeshta vendimet

FOTO: KSP

Puna e gjykatave duhet të komunikohet në mënyrë aktive dhe proaktive, u tha në diskutimin lidhur me përmirësimin e komunikimit të gjykatave me publikun dhe mediat.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka nënvizuar domosdoshmërinë që gjykatat të komunikojnë në gjuhë të thjeshtë vendimet që merren nga vetë ky institucion.

Gjatë së hënës janë ndarë edhe përvojat e Maqedonisë së Veriut, në themelimin e Këshillit Gjyqësor Medial, përbërja e të cilit është nga gazetarë e gjyqtarë.

Shefja e zyrës për shtyp dhe informim publik dhe zëdhënësja e EULEX-it, Ioanna Lachana, ka thënë se vetëdijesimi i punës së gjykatave është i domosdoshëm.

“Kjo konferencë është ndërtuar rreth një pyetjeje: Pse vetëdijesimi i punës së gjykatave është i domosdoshëm apo i nevojshëm. Për shkak se pa vetëdijesim, ne nuk mund të kemi besim. Thjesht e thënë, njerëzit nuk mund të besojnë atë çfarë nuk e kuptojnë. Kjo është po ashtu në rastin e gjyqësorit, kur gjykatat të flasin në mënyrë, kjo është gjuhë e bukur që vetëm njerëzit që kanë diplomuar në drejtësi mund të flasin dhe është shumë e vështirë për qytetarët që të vijnë më afër te këto institucione. Komunikimi i oficerëve të gjykatave duhet të shkojë më tutje, që të bëjë punën e këtij institucioni të rëndësishëm, të kuptueshëm dhe kjo duhet të jetë rasti në çdo ditë të vetme. Puna e gjykatave duhet të komunikohet në mënyrë aktive dhe në mënyrë proaktive. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në disa raste”, ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka shtuar se publiku në disa raste shpall dikë fajtor, pa ndodhur një gjë e tillë.

“Kur qytetarët kanë pritje të ndryshme nga një aktgjykim dhe aktgjykimi është tjetër, si e komunikojmë shpalljen fajtor, kjo është një sfidë e madhe për gjyqësorin. Për shkak se nëse gjykata liron të pandehurin, atëherë kjo duhet të kombinohet me komunikim efektiv, duke detajuar me fjalë shumë të thjeshta vendimin. Në këtë mënyrë, qytetarët do t’i ekspozohen mirëpritjes së informatave në një rast që është në shenjë të publikut”, ka shtuar ajo.

Tutje, Andrej Bozhinovcki, i cili është asistent i doktoratës në Fakultetin Juridik në Zagreb, ka prezantuar Këshillin Gjyqësor-Medial të Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se para themelimit kësaj trupe, gazetarët nuk kanë pasur qasje në gjykata dhe kanë hasur në vështirësi për të marrë përgjigje nga zëdhënësit.

“Ka qenë frikësuese, gazetarët nuk kanë pasur mundësi të marrin informata nga gjykata. Gjyqtarët po shkruanin në një gjuhë shumë të rëndë, duke cituar nenet nga ligjet që kanë qenë të paqartë për publikun. Publiku nuk ka një diplomë në drejtësi, kjo është e kuptueshme. Porosia duhet të transmetohet në mënyrë të qartë, gazetarët kanë pasur probleme sa i përket gjyqtarëve apo zëdhënësve të gjykatave që kanë qenë të padisponueshëm për shkak se kanë pasur raste të tyre. Si ka filluar e gjithë kjo? Këshilli i mediave gjyqësore është një institucion jozyrtar që gjendet brenda Shoqatës së Gjyqtarëve në Maqedoninë e Veriut. I bashkon gjyqtarët, gazetarët, për t’i diskutuar çështjet me rëndësi. Gjykata në një projekt dyvjeçar e sponsorizuar nga Ambasada amerikane në Maqedoni të Veriut dhe zbatuar nga shoqata e gjyqtarëve dhe me qëllim të promovimit të transparencës gjyqësore. Objektivi kryesor i këshillit është për të ndërtuar urat, marrëdhëniet mes profesionistëve dhe balancojnë qasjen në informata, në mbrojtje të prezumimit të pafajësisë”, ka deklaruar ai.

Ish-koordinatori i këtij projekti theksoi se janë mbajtur trajnime se si të shkruhet një komunikatë e qartë më pak se një faqe. Sipas tij, në Kosovë duhet të ketë hapje te dialogut mes gjyqtarëve dhe gazetarëve.

Diskutimi me temën “Përmirësimi i komunikimit të gjykatave me publikun dhe mediat”, ka vijuar edhe me dy panele të tjera nga gjyqësori dhe gazetarët. /KSP

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika