Ferati: Istogu ka potencial të jashtëzakonshëm për investime dhe zhvillimin e turizmit

Kryetari aktual i Komunës së Istogut, Ilir Ferati po vlerëson se me politika të mencura dhe vision afatgjatë komuna që udhëheq ai ka potencial të jashtëzakonshme për investime dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Istogu është vendi ku mund të ecësh nëpër shtigje alpine, të pushosh pranë burimeve të freskëta, të shijosh një drekë me specialitetin e peshkut dhe prodhimet vendore dhe të kuptosh se jetesa e shëndetshme aty nuk është luks por përditshmëri, këto janë disa nga potencialet e Komunës së Istogut që kryetari aktual, Ilir Ferati i ka radhitur në një postim në facebook.

Pos kësaj  ai ka thënë që pikërisht këto të mira natyrore janë e ardhmja e turizmit për këtë komunë.

“Ky vend i bekuar me pasuri natyrore e kulturore ka potencial të jashtëzakonshëm për investime dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Me politika të mençura, me vizion afatgjatë dhe me dashurinë për tokën tonë, Istogu mund të bëhet shembull se si zhvillimi ekonomik shkon dorë për dore me ruajtjen e natyrës”, ka shkruar Ferati.

Në vidion e shpërndar në rrjete sociale, ai ka paraqitur bukuritë natyrore të Istogut e sipas kryetarit Ferati është dicka më shumë se kaq që e bën këtë vend të vecantë.

“Vjeshta i dhuron Istogut ngjyra që pikturojnë kujtimet e kujtdo që e viziton, ndërsa dimri i sjell hijeshi me borë e ngrohtësi dhe mikpritje.Por ajo që e bën këtë vend edhe më të veçantë janë njerëzit e tij, të qetë, të dashur, punëtorë e mikpritës, në harmoni të plotë me natyrën që i rrethon”, ka shkruar më tej Ferati.

Komuna e Istogut gjendet në rajonin e Dukagjinit dhe ka gjithsej 49 fshatra ku jetojnë etni të ndryshme.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika