Kryetari i Istogut dhe kandidati i LDK-së për edhe një mandat, Ilir Ferati, ka falënderuar qytetarët e Kërrninës për mbështetjen e vazhdueshme.
“Kërrnina sonte e rikonfirmoi përkrahjen për rrugëtimin tonë të përbashkët. Ju faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati në Facebook.
Po ashtu, Ferati në odën e familjes Sadikaj, ka zhvilluar takime edhe me familjen Gashi, duke diskutuar mbi zhvillimin e fshatrave Shushicë dhe Prigodë.
“Besimin tuaj e kemi që herët dhe përkushtimi ynë për ta mbajtur e forcuar nuk është zbehur asnjëherë, prandaj jemi sërish së bashku, për zhvillimin e fshatrave tuaja dhe për të ardhmen tonë të përbashkët. Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati në Facebook