Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Istogut, njëherësh edhe kryetar aktual i kësaj komune, Ilir Ferati, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve të Kërrninës së Epërme për përkrahjen e treguar gjatë takimeve të fundit.
Përmes një postimi, Ferati tha se kjo mbështetje e fortë është dëshmi e besimit të ndërsjellë dhe e rrugëtimit të përbashkët.
“Nga Kërrnina e Epërme; Përkrahje e fortë për rrugëtimin tonë të përbashkët! Ju faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati.