Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka takuar të rinjtë e fshatit Mbivadë, me të cilët ndau kafen e mëngjesit.
Ai tha se rinia e këtij fshati tregoi ambicie të jashtëzakonshme, duke i dhënë edhe më shumë përgjegjësi për t’u qëndruar pranë në proceset që ata së shpejti do të ndërmarrin.
“Me këtë mburrem unë dhe mburret i tërë Istogu! Faleminderit që ndamë kafen e mëngjesit së bashku”, ka shkruar Ferati në Facebook.