Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka deklaruar se punët e kryera gjatë mandatit të tij të parë përbëjnë dëshminë më të fortë të besimit që qytetarët i kanë dhënë.
Ai ka theksuar se ky besim do të mbetet themeli për të vazhduar rrugëtimin edhe në mandatin e ardhshëm.
“Punët e realizuara janë dëshmia më e madhe e besimit që kemi fituar në mandatin e parë dhe zotimet e së ardhmes janë motivi më i madh për të vazhduar rrugëtimin së bashku.
Baza e LDK-së mbetet familja!”, ka shkruar Ferati.