Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka zhvilluar një takim me familjen Bardhecaj dhe banorë të fshatit Muzhevina.
Ferati ka thënë se diskutimet me qytetarët ishin shumë të afërta, duke evidentuar edhe kërkesat e tyre, si rezultat i lidhjes së ngushtë me banorët e zonës.
“Ky është rezultat i familjarizimit me banorët tanë, të cilët besojnë në rrugëtimin tonë që po vazhdon e po bëhet çdo ditë e më i fuqishëm. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar ai në Facebook.