Kryetari i Istogut dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat, Ilir Ferati, ka zhvilluar vizita në familjet Sadikaj dhe Gashi, duke diskutuar mbi zhvillimin e fshatrave Shushicë dhe Prigodë dhe nevojat e komunitetit.
“Besimin tuaj e kemi që herët dhe përkushtimi ynë për ta mbajtur e forcuar nuk është zbehur asnjëherë, prandaj jemi sërish së bashku, për zhvillimin e fshatrave tuaja dhe për të ardhmen tonë të përbashkët. Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati në Facebook.