Festa me armë në Kosovë, shumica e tyre pa leje

Vetëm në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë shënuar afro 10 raste të përdorimit të armës pa leje, ku në disa prej tyre, në ahengje familjare. Njohësit e sigurisë thonë se numri i këtyre rasteve ka qenë më i madh në të kaluarën, ndërsa ftojnë institucionet që për armët pa leje të ketë një periudhë të dorëzimit të tyre me anë të amnistisë

Një person mbeti i arrestuar në Prishtinë një ditë më parë, kur në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 8 copë gëzhoja.

E në Poklek të Ri të Drenasit, u arrestuan dy persona pasi që njëri prej tyre dyshohet se pas një ahengu familjar kishte shtënë me armë në ajër.
Pikërisht në Drenas, një person u vetëdorëzua në polici dhe pranoi se kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu në familjen e tij.

Në Podujevë, gjithashtu në dy raste të ndryshme, u arrestuan nga një person për armëmbajtje pa leje, të cilat të dyjat ishin armë me gaz..

Edhe në rajonin e Anamoravës, një person mbeti i arrestuar, pasi derisa po kalonin, Policia e Kosovës dëgjoi të shtëna me armë zjarri.

Për armëmbajtje pa leje u arrestua nga një person edhe në Gjakovë dhe Ferizaj.

Krejt këto raste ishin në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës këtë të diel.

Pavarësisht se ka ende përdorime të armëve nëpër ahengje, eksperti i sigurisë Avni Islami thotë se rastet janë shumë më pak krahasuar me vite më parë, dhe se një lloj vetëdijësimi është duke ndodhur.

“Krahasuar me vitet e fundit, është ose ka pasur rënie drastike. Mirëpo, pavarësisht asaj, asnjëherë nuk duhet të jemi të kënaqur sepse festat duhet të festohen pa armë, sepse armët janë shumë të rrezikshme dhe për vetë faktin se nëpër ahengje edhe sot kemi përdorim të armëve të zjarrit, qoftë armë të shkurtra ose të gjata, duhet të kemi kujdes”, ka deklauar Avni Islami, ekspert i sigurisë.

Ndërkaq, Arben Dashevci thotë se armët pa leje që po i mbajnë në duar qytetarët duhet të largohen, dhe për këtë nuk mjafton vetëm dora e shtetit, por edhe vetëdijesimi i qytetarëve.

“Është e nevojshme që të bëhet edhe një herë amnistia, nëse kanë dështuar një herë para disa viteve, sepse amnistia bëhet edhe në vendet më bashkëkohore, si p.sh.: në Londër, kushdo që nuk e dorëzon armën e tij ilegale, duke e pasur parasysh institucionin që të mbrojë identitetin e qytetarit, duke i garantuar që nuk do të ndiqet penalisht”, ka theksuar Arben Dashevci, ekspert i sigurisë.

Në Kosovë besohet se shumica e armëve ilegale kanë mbetur nga lufta e vitit 1999, dhe një kontribut në këtë vazhdimësi e jep kontrabanda.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika