Festivali “Sanremo” kritikohet pasi reperi Ghalis thirri për ndalim “të gjenocidit”

Ngjarja më e madhe muzikore në Itali është Festivali Italian i Këngës “Sanremo”. Por që ky i fundit është kritikuar nga Izraeli pasi reperi Ghali, që konkurronte në finale, bëri thirrje për ta “ndaluar gjenocidin” në Gaza

Festivali Italian i Këngës “Sanremo” – ngjarja më e madhe muzikore në Itali – është kritikuar nga Izraeli pasi reperi Ghali, që konkurronte në finale, bëri thirrje për ta “ndaluar gjenocidin” në Gaza.

Alon Bar, ambasador i Izraelit në Itali, ka thënë se festivali i cili tërheq miliona shikues dhe përdoret për të zgjedhur kandidatin italian të konkursit të këngës Eurovision, është shfrytëzuar “për të shpërndarë urrejtje dhe provokim në mënyrë të papërgjegjshme” pas shfaqjes së Ghalit.

“Në masakrën e 7 tetorit, në mesin e 1200 viktimave ishin mbi 360 të rinj të masakruar dhe përdhunuar gjatë festivalit të muzikës Nova”, ka postuar Bari në rrjetet sociale. “40 prej tyre janë rrëmbyen dhe janë ende në duart e terroristëve. Festivali i Sanremos mund të kishte shprehur solidaritet me ta. Është turp që nuk ndodhi”, raporton “The Guardian”.

Noemi Di Segni, presidentja e Unionit të Komuniteteve Hebraike Italiane, i ka thënë agjencisë italiane të lajmeve “Ansa” se ishte e zhgënjyer që platforma nuk është përdorur për të bërë thirrje për lirimin e pengjeve.

“Ata gjithashtu kanë të drejtën për muzikën e tyre dhe të kthehen në shtëpitë e tyre”, ka thënë Segni.

“Gjithmonë kam folur për probleme të tilla, që kur kam qenë fëmijë…fakti që ambasadori flet kështu nuk është në rregull. Terrori vazhdon, njerëzit janë të frikësuar të shprehen kundër luftës, kundër gjenocidit. Jemi duke jetuar në një kohë në të cilën njerëzit ndihen sikur po humbasin diçka nëse thonë rrënoftë liria”, ka thënë Ghali, kur u pyet për reagimin e ambasadorit izraelit. Prindërit e të cilit kanë migruar nga Tunizia në Itali.

Artistë të tjerë gjithashtu kanë bërë deklarata kundër luftës gjatë eventit.

Këngëtari Eros Ramazzotti ka thënë “jo më gjakderdhje, jo më luftë”.

“Ka fëmijë poshtë bombardimeve, e janë pa ujë dhe ushqim. Qetësia jonë është bashkëpërgjegjësi”, ka thënë reperi dhe këngëtari Dargen D’Amico.

“Një festival muzikor nuk është vendi i duhur për të folur për krizë ndërkombëtare, veçanërisht nëse bëhet në një drejtim”, ka thënë Lucio Malani, senator i “Brothers of Italy”.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika